image Tri përmbytje anijesh në Mesdhe, mbi 170 të vdekur

Botë

Tri përmbytje anijesh në Mesdhe, mbi 170 të vdekur

news image

Të paktën 172 persona kanë vdekur në tri përmbytje të ndryshme anijesh në Detin Mesdhe, ka njoftuar Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.

“Gjatë tre ditëve të fundit, ne kemi marrë raporte se të paktën tri anije ishin fundosur në Mesdheun Qendror”, theksoi zëdhënësja e IOM-it, Safa Msehli në një konferencë për media të OKB-së.

Në njërën nga anijet, në bord ndodheshin 130 persona, në të dytën 2, ndërsa në anijen e tretë 40 persona për të cilët besohet se ishin zhdukur.

“Kjo në të vërtetë tregon që numri i të vdekurve vetëm në Mesdheun Qendror është 500 persona, që është pothuajse tri herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, tha Msehli.

Vdekjet janë bërë të zakonshme në ujërat e Mesdheut dhe zakonisht përfshijnë migrantë nga Etiopia ose Somalia që përpiqen t’i shpëtojnë varfërisë dhe luftës në vendlindje duke gjetur punë në Arabinë Saudite ose Emiratet e Bashkuara Arabe./GazetaSinjali/