Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për disa rrahje në qytetin e Gjakovës, të cilat përfunduan me të lënduar e të arrestuar. Lidhur me këto përleshje Sinjali ka mësuar detaje të reja.
Fillimisht rreth orës 13:00, Policia ka prangosur një person në rrugën “Pashko Vasa”, i cili dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një person tjetër. Personi i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Ndërsa dy rastet e tjera kanë ndodhur në rrugën “Beqir Kastrati”. Në njërin rast janë arrestuar dy persona, të dyshuar për sulm ndaj një burri, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.
Ndërsa në rastin tjetër në pranga po ashtu është vënë një person, si i dyshuar se rrahu një femër.
Tre të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.