image Tri parti në garë të ngushtë për vendin e parë, vetëm 16 vota është dallimi - Sinjali

Zgjedhje/ Tri parti në garë të ngushtë për vendin e parë, vetëm 16 vota është dallimi

news image

Tri parti politike kanë pasur një garë tejet të ngushtë në Komunën e Klinës për të fituar më së shumti vota në këtë komunë.

Tashmë janë numëruar të gjitha votat në këtë komunë, ndërsa më së shumti vota ka marrur koalicioni AAK-PSD. Ky koalicion ka arritur t’i marrë 4 mijë e 456 vota apo 27.03% të votave, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhja Demokratike e Kosovës, është në vendin e dytë me 16 vota më pak se koalicioni AAK-PSD. LDK në këtë komunë ka fituar 4 mijë e 444 vota, apo 26.96% të votave.

Në anën tjetër partia e tretë në këtë komunë është Partia Demokratike e Kosovës me 32 vota më pak se sa LDK-ja e cila është në vendin e dytë.

PDK në këtë komunë ka fituar 4 mijë e 412 vota apo 26.77% të votave. Në vendin e katërt është Vetëvendosja në këtë komunë me 9.46%./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: