image Tri gjërat që nuk duhet t’i bëni në dasmë

Tri gjërat që nuk duhet t’i bëni në dasmë

news image

Dasma është njëra ndër ceremonitë më të rëndësishme në jetë. Ndonëse është e tillë, ekspertët tregojnë se cilat gjëra nuk duhet t’i bëni asnjëherë në ditën e dasmës.

Magazina e njohur amerikane, “Harpers Baazar” ka publikuar edhe një artikull, në të cilin tregohen arsyet përse nuk duhet bërë këto gjëra, transmeton Sinjali.

Ja tri gjërat që nuk duhet t’i bëni në dasmë:

Mos u vishni me të bardha

Mos u vishni në ngjyrë të bardhë, pasi që kjo ngjyrë i takon vetëm nuses. Ngjyra e bardhë, e specifikon dikë që do të martohet dhe nëse ndonjë nga të ftuarit vishet me këtë ngjyrë do të rrëmbejë vëmendjen.

Mos merrni fëmijët me vete

Nëse në ftesë të dasmës nuk e kanë shkruar që të merrni fëmijë, çifti ka pasur një arsye të veçantë dhe bëni mirë që të respektoni vendimin e tyre.

Mos propozoni

Në asnjë mënyrë mos përfitoni nga situate romantike që krijohet në dasmë dhe të vendosni t’i propozoni partnerit tuaj. Në atë ditë vëmendja i takon vetëm çiftit dhe në asnjë mënyrë nuk duhet t’ua merrni “shkëlqimin” atyre./Sinjali/