image Tri duele interesante sot në Superligë

Futboll

Tri duele interesante sot në Superligë

news image

Sot do të fillojë java e 12-të në Superligën e Kosovës në futboll. Në program gjatë ditës së sotme janë tri ndeshje interesante.

Drita do ta presë Malishevën. Gjilanasit kërkojnë fitore për të mbajtur vendin e katërt në tabelë, kurse malishevasit mund të pajtohen edhe me një barazim nga ky takim

Duel tjetër që luhet sot është ai mes Dukagjinit të Klinës dhe Gjilanit. Dukagjinit i duhet fitorja për t’i ikur vendeve të fundit, kurse Gjilani kërkon që me fitore sot ta marrë përkohësisht primatin në tabelë.

Ndeshja e tretë dhe e fundit e ditës së sotme është ajo mes Feronikelit dhe Llapit që luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”. Llapi me fitore synon t’u afrohet tri pozitave të para, kurse “Industrialistët” gjenden në vendin e fundit në tabelë dhe ju duhet fitorja.

Të trija këto takime fillojnë nga ora 13:00.

/Gazeta Sinjali Sporti/