image Trepça mposhtë Rahovecin në çerekfinale të Superkupës së Kosovës

Basketboll

Trepça mposhtë Rahovecin në çerekfinale të Superkupës së Kosovës

news image

Trepça është kualifikuar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës, shkruan Sinjal Sport.

Xehetarët eliminuan Rahovecin në kuadër të çerekfinales me rezultat 74-71.

Një ndeshje e barabartë nga fillimi deri në fund, por që mitrovicasit arritën triumfin pas një vjedhje të topit në sekondat e fundit nga Drilon Hajrizi, kur ishin duke fituar me vetëm një pikë.

Paraqitja ekipore nga Trepça ishte faktori kryesor që e kualifikoi skuadrën gjelbër e zi në raundin tjetër.

Trepça në gjysmëfinale do të takohet me fituesin nga ndeshja Golden Eagle Ylli – Bashkimi. Kjo ndeshje zhvillohet sonte nga ora 19:00. /Gazeta Sinjali Sporti/