Trepça është kualifikuar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës, shkruan Sinjal Sport.
Xehetarët eliminuan Rahovecin në kuadër të çerekfinales me rezultat 74-71.
Një ndeshje e barabartë nga fillimi deri në fund, por që mitrovicasit arritën triumfin pas një vjedhje të topit në sekondat e fundit nga Drilon Hajrizi, kur ishin duke fituar me vetëm një pikë.
Paraqitja ekipore nga Trepça ishte faktori kryesor që e kualifikoi skuadrën gjelbër e zi në raundin tjetër.
Trepça në gjysmëfinale do të takohet me fituesin nga ndeshja Golden Eagle Ylli – Bashkimi. Kjo ndeshje zhvillohet sonte nga ora 19:00. /Gazeta Sinjali Sporti/