image Trepça i hakmerret Prizrenit për finalen e Superkupës, triumfon në ligë

Basketboll

Trepça i hakmerret Prizrenit për finalen e Superkupës, triumfon në ligë

news image

Trepça iu hakmerrët Prizrenit në Superligë, shkruan Sinjali Sport.

Skuadra mitrovicase e mposhti Prizreni 16 me rezultat 97:90.

Kjo fitore ishte shumë e kërkuar për xehetarët, pasi mysafirët e mposhtën në kuadër të finales së Superkupës.

Mitrovicasit ishin shumë më të mirë në çerekun e parë dhe të tretë duke siguruar fitoren e dytë në këtë fillim sezoni.

Drilon Hajrizi me 22 pikë Sami Zekiqi me 20 dhe Cockfield Jr me 17 sosh ishin më të mirët te vendasit.

Në tjetrën anë 29 pikët e Courtney Fells dhe 25 të Ivan Koljevic nuk mjaftuan për fitore.

/Gazeta Sinjali Sporti/