Ka filluar java e shtatë në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Sinjali Sport.
Përballja mes Rahovecit e Trepçës hapi këtë xhiro.
Skuadra mitrovicase e deklasoi atë të Rahovecit me rezultat të thellë 75:103.
Xehetarët ishin të pa mëshirshëm në tre periudhat e para, duke i fituar që të gjitha me epërsi të lartë, përpos çerekut të fundit që e fituan vendasit.
Në këtë triumf të mysafirëve më të dalluarit ishin dyshja Drilon Hajrizi me 24 pikë dhe Taurus Cockfield Jr me 20 sosh.
Për vreshtarët i vetmi me mbi 20 poena ishte Nick Banyard me 21 pikë.
Kjo fitore e ngrit Trepçën në pozitën e parë me 5 fitore e një humbje e po ashtu një lojë më pak, derisa Rahoveci thellohet në vendin e shtatë me një fitore e gjashtë humbje. /Gazeta Sinjali Sporti/