image Trepça demolon Dritën, ia shkakton humbjen e 17-të në po aq ndeshje

Basketboll

Trepça demolon Dritën, ia shkakton humbjen e 17-të në po aq ndeshje

news image

Trepça ka shënuar fitore të thellë ndaj Dritës me rezultat 57:117, në takimin që u zhvillua në Mitrovicë, pa praninë e tifozëve, në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit ishin në epërsi nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar, që ishte e para në stinorin pranveror, ndërsa në tërësi kanë 11 fitore dhe gjashtë humbje, kurse gjilanasit kanë 17 humbje në po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme në elitë pa fitore.

Te Drita u dalluan Isaiah Jonnson me 13 pikë e 12 kërcime dhe Qëndrim Demi me 19 pikë, kurse te Trepça u dalluan Corbin Collins me 14 pikë, dhjetë kërcime e shtatë asistime, Drilon Hajrizi me 16 pikë e dhjetë asistime, Andrew Gordon me 13 pikë e 11 kërcime dhe Samir Zekiqi me 19 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/