Skuadra e Trepçes 89 përmes një komunikate ka thënë që kampionati nuk duhet të përfundoj tani dhe se duhet të vazhdoj deri në fund.
Skuadra e Mitrovicës ka përkrahur deklaratën e trajnerit të Llapit, Tahir Batatina për vazhdimin e kampionatit, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas ‘Minatorëve’, janë edhe 33 pikë në lojë dhe çdo gjë mund të ndryshoj deri në fund.
Trepça 89 fton organet e FFK-së që të mos marrin vendime të ngutshme ./Gazeta Sinjali/