image Treni godet veturën në Pejë, ka të lënduar

Siguri

Treni godet veturën në Pejë, ka të lënduar

news image

Një aksident ka ndodhur në Pejë, ku një veturë është goditur nga treni.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka mbetur i lënduar, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka treguar se personi i lënduar është jashtë rrezikut për jetë dhe lëndimet janë jo serioze.

“Rreth orës 18:25, Policia është njoftuar për një aksident hekurudhor në fshatin Llabjan të Pejës. Treni i cili qarkullonte nga Prishtina për në Pejë është aksidentuar me një veturë. Një person ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar në emergjencë të spitalit për tretman mjekësor. Ai është jashtë rrezikut për jetë, teksa lëndimet janë jo serioze”, tha Gashi.

/GazetaSinjali/