Një 61-vjeçar ka vdekur mesditën e sotme, pasi është goditur nga treni në fshatin Lutogllavë të Pejës.
Ekipi mjekësor, me të dalë në vendin e ngjarjes, ka konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjithashtu, Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe e ka bërë sigurimin e vendit ku ka ndodhur aksidenti fatal.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion”, thuhet në komunikatën e Policisë së rajonit të Pejës.
Hetuesit rajonal janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si “Hetim i Vdekjes”. /Gazeta Sinjali/