Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga varianti Delta, shkruan Gazeta Sinjali.
MSh përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me vaksinimin kundër COVID-19, dukshëm më pak njerëz janë infektuar sesa ata që nuk janë të vaksinuar.
“Varianti delta është veçanërisht ngjitës – për njerëzit e pavaksinuar mirëpo edhe për ata të vaksinuarit. POR: Me vaksinimin kundër Covid-19, dukshëm më pak njerëz janë të infektuar sesa atë që nuk janë vaksinuar. Mbroje veten dhe familjen, Lajmërohu në Qendrën më të afërt të vaksinimit dhe VAKSINOHU!”, thuhet në postim. /GazetaSinjali/