image Tregu i Pejës e vazhdon punën pavarësisht se qyteti ndodhet në zonë të kuqe

Kosovë

Tregu i Pejës e vazhdon punën pavarësisht se qyteti ndodhet në zonë të kuqe

news image

Rritja e numrit të rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë ka bërë që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë hapa të tjerë për ta parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të këtij virusi, raporton Gazeta Sinjali.

Por, rritja e këtyre rasteve dhe masat e reja duket se nuk ju bëjnë shumë përshtypje shitësve në tregun e Pejës.

Nga fotografitë e dërguara nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali shihet se ata janë duke e vazhduar punën normalisht dhe pa asnjë pengesë.

Qytetarët që kanë dalë në këtë treg janë të shumtë dhe në fotografi shihet se janë shumë pranë njëri-tjetrit dhe pa distancë.