Rritja e numrit të rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë ka bërë që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë hapa të tjerë për ta parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të këtij virusi, raporton Gazeta Sinjali.
Por, rritja e këtyre rasteve dhe masat e reja duket se nuk ju bëjnë shumë përshtypje shitësve në tregun e Pejës.
Nga fotografitë e dërguara nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali shihet se ata janë duke e vazhduar punën normalisht dhe pa asnjë pengesë.
Qytetarët që kanë dalë në këtë treg janë të shumtë dhe në fotografi shihet se janë shumë pranë njëri-tjetrit dhe pa distancë.