Trupat e tre civilëve janë gjetur në pjesë të çliruara të rajonit Kherson, sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës.
Eshtrat e tre civilëve u gjetën në Beryslav dhe janë dërguar për inspektim të mëtejshëm, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Ata thuhet se u gjetën në një bodrum dhe kishin kafka të thyera.
Muajin e kaluar, zyrtarët ukrainas thanë se rreth 1000 trupa ishin gjetur në territoret e çliruara së fundmi.