image Tre të vdekur nga koronavirusi në Itali

Botë

Botë/ Tre të vdekur nga koronavirusi në Itali

news image

Numri i viktimave në Itali që kanë humbur jetën nga koronavirusi ka shkuar në tre.

Zyrtarët italianë nuk kanë lejuar zhvillimin e Karnavaleve të Venecias, kurse po përpiqen që të kontrollojnë një nga viruset më të rrezikshme në mbarë Evropën. Autoritetet në rajonin e Venetos thanë se kanë marrë masa rigoroze për rastin.

Siç njoftojnë mediat vendore, deri tani Italia ka numrin më të lartë të të prekurve nga koronavirusi me 150 vetë, nga të cilët tre kanë ndërruar jetë.

Italia ka vendosur kufizime të rrepta të karantinës në dy rajone, në “pikat e nxehta” në Milano dhe Venecia. Në këto dy rajone janë pezulluar edhe meshat në kisha, ndërsa në Milano ndalohet hyrja në pub-e dhe diskoteka pas orës 18:00.

Në dy qytetet italiane nuk mund të hyhet dot pa marrë leje speciale.

Edhe jashtë zonës, shumë biznese dhe shkolla kanë pezulluar aktivitetet, dhe ngjarjet sportive janë anuluar duke përfshirë disa ndeshje futbolli.

Kujtojmë se dje janë anuluar 42 ndeshje në rajonin e Venetos dhe Lombardit nga frika e përhapjes së Coronavirusit. Tri ndeshjet e Serie A që ishin paraparë të zhvillohen sot janë shtyrë për të paktën një ditë, por që mund të shtyhen edhe për një afat tjetër nëse vazhdon të rritet numri i personave të prekur nga ky virus./GazetaSinjali/