Të paktën tre persona, përfshirë të dyshuarin, kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas të shtënave në një shkollë të mesme në St Louis, Missouri.
Personi i armatosur hyri në Shkollën e Mesme Qendrore Visual & Performing Arts pak pas orës 09:00.
Dyert e objektit të shkollës ishin të mbyllura dhe nuk ishte e qartë se si hyri i dyshuari, raporton BBC.
Dëshmitarët thonë se jetët u shpëtuan pasi arma e të armatosurit u bllokua në mes të sulmit.
Autoritetet e sigurisë kanë njoftuar se pas ndërhyrjes kanë arritur të qëllojnë sulmuesin, i cili nga plagët e marra ndërroi jetë.
Sipas policisë, i dyshuari ishte rreth të 20-ve, i cili hapi zjarri mbi nxënësit e shkollës së artit në Missouri.