Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në hyrje të qytetit të Vushtrrisë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një kamion.
Zahiti tha se tre të lënduarit kanë pranuar ndihmë mjekësore./Gazeta Sinjali/