Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Pejë – Deçan ku kanë mbetur tre persona të lënduar.
Bëhet fjalë për një vetaksident ku një veturë ka përfunduar jashtë rrugën.
Për këtë aksident kanë dhënë detaje nga Policia e Kosovës, të cilët e kanë konfirmuar rastin.
“Rreth orës 23:45, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Raushiq. Me të arritur në vendin e ngjarjes është parë se ka qenë vetaksident. Personi që po drejtonte veturën e ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në emergjencën e spitalit”, thuhet në njoftimin e policisë.