Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, vetëm gjatë 24 orëve të kaluara tre (3) persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore.
Vetëm gjatë ditës së djeshme nëpë rrugët e Kosovës kanë ndodhur 55 aksidente trafiku prej të cilave 28 kanë rezultuar me të lënduar.
Sipas informacioneve fillestare të policisë, shkaktarë kryesorë vlerësohet të kenë qenë; pakujdesia e drejtuesve, humbja e kontrollit mbi automjet, perdorimi i alkoolit etj.
Forcat e rendit kanë shqiptuar 1,260 tiketa trafiku ndërsa kërkojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe respektim të ligjit në trafik
“Humbja e jetëve njerëzore në aksidente trafiku mbetet shqetsim i madh për të gjithë ne, prandaj për të ndikuar në reduktimin e aksidenteve në përgjithësi dhe humbjen e jetëve njerzore në veçanti, kerkohet përkushtim dhe vigjilencë nga të gjithë, perfshirë institucionet dhe pjesmarrësit në trafik, në veqanti kerkohet kujdes i shtuar nga vet drejtuesit e automjeteve”
Policia e Kosovës thekson se respektimi i ligjit të trafikut, ku përfshihen; kufizimi i shpejtësisë, përshtatja e drejtimit të automjetit me kushtet në rrugë, mos përdorimi i alkoolit gjatë vozitjes, përqendrimi më i madh gjatë vozitjes dhe shmangia e përdorimit të telefonave gjatë vozitjes, duhet të merret parasysh për parandalim të aksidenteve.
Policia paralajmëron se do të vazhdojë ndërmarrjen e masave rigoroze ligjore dhe do të jetë zero tolerante ndaj veprimeve të të gjithë atyre drejtuesve që bien ndesh me ligjin e trafikut dhe rrezikojnë sigurinë e pjesmarrësve tjerë, me të vetmin qëllim, parandalimin e aksidenteve fatale. / Gazeta Sinjali/