image Tre policë nën hetim, korruptoheshin me ushqim falas në restorant

Botë

Botë/ Tre policë nën hetim, korruptoheshin me ushqim falas në restorant

news image

Tre policë janë vënë nën hetim pasi ka dyshime se kanë njoftuar pronarët e restoranteve dhe të akulloreve për kontrollet e papritura nga inspektorati, dhe si shpërblim kanë marrë ushqime dhe akullore falas.

Bëhet fjalë për disa nga restorantet dhe dyqanet e akulloreve më të njohura të Romës, pranë Shatërvanit Trevi dhe Shkallëve Spanjolle, ku numri i turistëve është shumë i lartë.

Policët dyshohen se kanë mbyllur njërin sy kur ka pasur parregullësi dhe kanë informuar paraprakisht për kontrollet nga inspektorati i higjienës, duke u kursyer pronarëve gjoba të mëdha.

Si shpërblim, ata kanë marrë akullore falas, pjata me “spaghetti alla carbonara” dhe ushqime të tjera falas. /Gazeta Sinjali/