Brenda 24 orëve të fundit në qytetin e Gjilanit kanë vdekur tre persona nga koronavirusi, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, i cili tha se të tre kanë qenë me COVID-19, ndërsa dy persona të tjerë që po ashtu kanë vdekur, kanë pasur sëmundje të tjera dhe ishin të shëruar nga kjo sëmundje infektive.
“Dje kemi pasur 30 raste të reja dhe 99 persona të shëruar. Nga COVID-19 kanë vdekur dy qytetarë të Gjilanit, një nga Kamenica. Dy të tjerët janë vdekje nga sëmundjet tjera dhe të negativizuar nga COVID”, tha Haziri për Gazetën Sinjali.
Tutje, kreu i Gjilanit foli për gjendjen e koronavirusit në këtë komunë, i cili për më tepër tha se deri më tani janë të hospitalizuar 123 pacientë në Spitalin e Gjilanit dhe janë kryer 90 vizita familje në shtëpitë e pacientëve me COVID nga QKMF-ja e këtij qyteti.
“Po ashtu kemi 123 pacientë në Spitalin e Gjilanit dhe kemi realizuar 90 vizita familjare në shtëpi të pacientëve me COVID nga QKMF Gjilan. 123 pacientë janë në spital, prej të cilëve 75 prej tyre janë me COVID-19”, u shpreh ai. /Gazeta Sinjali/