Tre qytetarë janë sulmuar nga qentë endacakë sot në lagjen “Mati 1” në Rrugën C, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur një banore e asaj pjese, sipas të cilës, njëri nga qytetarët është kafshuar nga qentë, nderisa dy të tjerë kanë arritur t’u shpëtojnë sulmeve me ndihmën e disa kalimtarëve të rastit.
Ajo thotë se të gjithë ngjarjen e ka parë nga ballkoni i banesës së saj, derisa ka kërkuar përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës dhe kryetari Shpend Ahmeti.
“Veç sot, në rrugën C, prej ballkonit i pashë tre persona të ndryshëm që janë sulmuar nga një grumbull qenësh…të parin e kanë kafshu goxha shumë, e dy të tjerë shpëtuan prej njerëzve që ju ndihmuan. A ka dikush përgjegjësi në këtë komunë a jo? Tmerr. Për momentin kush po kalon po e sulmojnë”, ka shkruar ajo në grupin publik në Facebook “Network Prishtina”, në të cilin janë 36, 747 anëtarë. /Gazeta Sinjali/