image Tre persona me COVID-19 vdesin brenda 24 orëve në Shqipëri - Sinjali

Tre persona me COVID-19 vdesin brenda 24 orëve në Shqipëri

news image

Tre persona me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 587 raste të reja me COVID-19 nga 3143 testime të kryera.

Në ndërkohë janë shëruar 526 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,213 që nga fillimi i pandemisë.

Janë 8,401 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë.

Në Shqipëri gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin