image Tre pacientë në Infektive janë në gjendje të rëndë

Shëndetësi

Tre pacientë në Infektive janë në gjendje të rëndë

news image

Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë duke u trajtuar nëntë pacientë të infektuar me koronavirus, ndërsa një tjetër pritet të lirohet sot.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur Infektologu Salih Ahmeti, i cili njoftoi se tre pacientë janë në gjendje të rëndë dhe me oksigjenoterapi.

“Për momentin janë duke u trajtuar 9 pacientë, tre prej tyre janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërsa gjendja e pacientëve të tjerë është stabile. Kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese të ndryshme, por e kanë moshën e kanë sëmundje shoqëruese natyrisht janë ai grupi me faktorë të rrezikut, ne po bëjmë çdo gjë që edhe gjendja e tyre të stabilizohet”, tha ai.

Deri më tani në nivel vendi janë konfirmuar 1 mijë e 48 rasteve pozitive me COVID-19, 801 prej tyre janë shëruar, ndërsa 30 kanë vdekur./GazetaSinjali/