image Tre leopardë ikin nga kopshti zoologjik në Kinë, njëri ende i arratisur

Kuriozitete

Tre leopardë ikin nga kopshti zoologjik në Kinë, njëri ende i arratisur

news image

Autoritetet në Kinë po kërkojnë për një leopard që u arratis nga kopshti zoologjik pranë qytetit lindor të Hangzhou më shumë se një javë më parë.

Kafsha ishte një nga tre leopardët që arritën të arratiseshin nga kopshti zoologjik, teksa dy prej tyre u kapën në fundjavë.

Sipas medias shtetërore, vendasit raportuan se i kishin parë kafshët që nga 1 maji, por kopshti konfirmoi vetëm të shtunën që ato ishin zhdukur.

Që atëherë ka kërkuar falje për vonesën, duke shtuar se donte të shmangte panikun.

Më 8 maj, qeveria lokale konfirmoi në Weibo se dy nga leopardët ishin gjetur dhe kthyer në vend shëndosh e mirë. Por një leopard mbetet ende i lirë.

Një ekip kërkimi po përdor qen gjuetie dhe dronë. Një dron zbuloi leopardin të dielën, por kafsha u largua nga vendi i ngjarjes kur njerëzit u përpoqën t’i afroheshin, raporton Global Times.

Vendasve u është thënë të jenë vigjilentë ndërsa kafsha mbetet e lirë.

Parku është mbyllur për vizitorët ndërsa hetuesit do të përpiqen të zbulojnë se si u arrit që leopardët të arratiseshin nga aty.

Kopshtet zoologjike kineze shpesh janë kritikuar për masat e tyre të sigurisë. Në vitin 2015, një luan në një kopsht zoologjik në provincën Shandong u qëllua për vdekje pasi vrau një nga rojet e tij./Gazeta Sinjali/