Një vjedhje ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në Prizren, ku janë vjedhur 9 telefona celular, tre tableta dhe një kompjuter.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku sipas Policisë së Kosovës të dyshuarit janë futur me forcë në lokal.
“Rr. Ekrem Rexha, Prizren 10.01.2020-01:36. Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se tre persona të panjohur të maskuar me forcë kanë depërtuar në brendinë e lokalit dhe nga aty kanë vjedhur një kompjuter, 9 (nëntë) telefona celular dhe 3 (tri) tableta. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur”.
“Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë që dyshohet të jetë e kryerësve të veprës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/.