image Tre gazetarë finlandezë akuzohen për zbulimin e sekreteve shtetërore

Evropë

Tre gazetarë finlandezë akuzohen për zbulimin e sekreteve shtetërore

news image

Tre gazetarë të medies më të madhe në Finlandë, Helsingin Sanomat janë akuzuar nga zëvendësprokurori i Shtetit për raportin e tyre mbi një çështje të Agjencisë vendore të Inteligjencës e njohur si VKoeL.

Derisa mjetet për të marrë informacionin nuk ishin të paligjshme, prokurori pretendon se historia e publikuar në dhjetor të 2017-së, cenonte sigurinë e shtetit.

Nëse shpallen fajtorë, gazetarët përballen me një dënim nga katër muaj deri në katër vjet. Dy redaktorë të tjerë të kësaj medie janë objekt i hetimit, por jo të akuzuar.

Sipas Euractiv vendimi i Prokurorisë ka shkaktuar një protestë në mediet finlandeze dhe në mesin e juristëve.

Kryeredaktori i Helsingin Sanomat, Kaius Niemi i përshkroi akuzat si një “shok” dhe tha se ato rrezikojnë kushtet e punës së shtypit të lirë.

Sipas juristëve, çështja është e hapur për interpretim dhe mund të jetë në kundërshtim me parimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Në deklaratën e saj, Unioni i Gazetarëve në Finlandë dënoi Prokurorinë duke thënë se në një demokraci perëndimore, puna gazetareske nuk mund të jetë krim./GazetaSinjali/