image Tre futbollistë të Arsenalit nuk e pranojnë uljen e pagës

Futboll

Futboll/ Tre futbollistë të Arsenalit nuk e pranojnë uljen e pagës

news image

Arsenali njoftoi të hënën se është arritur një marrëveshje vullnetare me futbollistët dhe stafin e skuadrës së parë për të ulur pagat për një periudhë 12-muajore, pra për një vit rresht. Mirëpo Mesut Ozil, fuitbollisti më i paguar i “Topçinjve”, po i reziston përpjekjes së klubit për të zbatuar reduktimin e pagës me 12.5 për qind.

Në fakt, janë tre lojtarë që ende nuk janë plotësisht të bindur për këtë vendim, më kryesori, pa dyshim, turko-gjermani.

Bisedimet individuale do të vazhdojnë, ndërkohë që Ozil (përfiton 350 000 paundë në javë) e ka bërë të qartë se ai mund të jetë i gatshëm të pranojë ulje tëpagës, por më parë dëshiron të jetë i sigurt për ndikimin e plotë financiar të pandemisë së Koronavirusit.

Ozil madje është i hapur për të pranuar një reduktim edhe më të madh se 12.5 për qind të pagave, që kanë marrë shokët e tij të ekipit, por pasi të bëhet një analizë e thelluar për dëmin financiar që ka skaktuar kriza. Shoqata e Futbollistëve Profesionistë i ka këshilluar lojtarët që të mos pranojnë shkurtime.