Një zyrtar policor është qëlluar me armë zjarri në Las Vegas të SHBA-ve, pas një shkëmbimi me armë zjarri në protestat që vazhdojnë të mbahen nga qytetarët pas vrasjes së Geroge Floydit.
Një polic u qëllua në Las Vegas Strip ndërsa një tjetër ishte i përfshirë në shkëmbim zjarri në periferi, sipas Departamentit të Policisë së Las Vegasit.
Sipas këtij departamenti policor vetëm të hënën ishin arrestuar 338 persona gjatë protestave, shkruan Independent.
Policët kishin përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat por nuk kishin pasur sukses.
Më tej, u njoftua se policia kishte arrestuar dhe futur në burg të dyshuarit për rastin.
Për disa ditë me radhë, protestuesit kanë qenë duke shkatërruar e duke kërkuar drejtësi për George Floydin, e po ashtu edhe për ndaljen e racizmit sistematik në SHBA./ Gazeta Sinjali/