image Trapp refuzon kalimin te Manchester United

Futboll

Trapp refuzon kalimin te Manchester United

news image

Portieri gjerman Kevin Trapp ka konfirmuar se ka refuzuar një lëvizje në Manchester United.

‘Djajtë e Kuq’ janë vënë në ndjekje të një portieri rezervist të David De Geas, pas huazimit të Dean Henderson te Nottingham Forest.

Anglezët kishin shënjestruar portierin e Frankfurt, Kevin Trapp, por gjermani e ka hedhur poshtë këtë lëvizje.

“Kam marrë një propozim me shkrim nga Manchester United – një top klub botëror. Dje informova përgjegjësit e të dy klubeve se kisha vendosur të qëndroja në Eintracht Frankfurt”, ka konfirmuar gjermani.

Man United tani i ka vënë syrin portierit të Newcastles, Martin Dubrawka, i cili mund të huazohet për një sezon tek gjiganti anglez.

/GazetaSinjaliSport/