Radio Televizioni Publik i Suedisë (STV), ka njoftuar se u ka ndaluar punonjësve të përdorin aplikacionin kinez, TikTok në telefonat e tyre të punës.
Telvizioni e bëri këtë për arsye sigurie.
“Departamenti i sigurisë ka zbuluar që aplikacioni ‘TikTok’ shpalos më shumë informacione sesa ajo që konsiderohet e nevojshme”, ka shkruar STV.
Ndërsa, stafi është informuar për vendimin përmes postës elektronike.
Kurse, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka nënshkruar vendimin që u ndalon kompanive amerikane të bëjnë biznes me këtë aplikacion. /Gazeta Sinjali/