Një grua dhe foshnja e saj 12-ditëshe nga Mitrovica Veriore, të cilët kanë rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, janë transferuar në Beograd.
Transferimi është bërë mbrëmë nga Qendra klinike e Mitrovicës për në mbrëmë klinikën “Dr Dragisha Mishoviq”.
Lajmi është konfirmuar për Kosovo Oline nga doktori Zlatan Elek, drejtor i Qendrës Klinike në veri të Mitrovicës.
Shefi i Departamentit të Fëmijëve të Qendrës Klinike në veri të Mitrovicës , doktori Zoran Saviq ka thënë se nëna dhe fëmija 15 ditëshe vijnë nga Zubin Potoku dhe tashmë gjenden në spitalin “Dr Dragisha Mishoviq” në Beograd.
“Në klinikën tonë nëna dhe fëmija janë pranuar më 13 prill, të nesërmen janë testuar dhe rezultatet kanë dëshmuar se janë pozitive. Sipas deklaratave nga nëna, ajo nuk kishte asnjë simpton, kurse fëmija në mbrëmjen e parë kishte nevojë për oksigjen, të nesërmen ka qenë shumë më mirë”, shtoi ai.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në komunat me shumicë serbe në Kosovë është aktualisht 58, dy persona kanë humbur jetën kurse tre të tjerë janë shëruar./GazetaSinjali/