image Transferimi i Vlahovicit e brengos Moratan

Futboll

Transferimi i Vlahovicit e brengos Moratan

news image

Dusan Vlahovic në orët e ardhshme pritet të bëhet futbollist i Juventusit.

Sipas Sky Sport të Italisë, Bianconeri dhe Fiorentina kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit për 75 milionë euro plus bonuse.

Arsenali gjithashtu e deshironte lojtarin, por ai preferoi qëndrimin në Serie A, aty ku është përshtatur dhe këtë sezon e ka gjetur 17 herë rrjetën.

Tifozët kanë reaguar menjëherë kundër sulmuesit, që janë shfaqur me pankarta fyese për futbollistin që do të fitojë 7 milionë euro neto në Torino.

Për këtë transferim më së paku i konvenon Alvaro Morata, i cili mund të jetë në bankën rezervë në momentin kur të vije Valhovic.

/Gazeta Sinjali Sporti/