Skuadra e Serie A, Venezia, ka bërë një ofertë zyrtare prej 6 milionë eurosh për sulmuesin e Sparta Pragës dhe përfaqësuesit të Kosovës, Albion Rrahmani.
Sulmuesi kosovar mbetet një nga objektivat kryesorë të klubit italian, i sapo promovuar në elitën e futbollit italian, i cili po synon përforcime për sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve të “TrivenetoGoal”, oferta e parë e Venezias nuk e ka bindur klubin çek, i cili kërkon rreth 10 milionë euro për kartonin e lojtarit.
Në raport thuhet se Venezia ka dërguar propozimin prej 6 milionë eurosh, por Sparta Praga e ka refuzuar menjëherë, duke mbetur në qëndrimin e saj financiar.
Për momentin, mbetet e paqartë nëse palët do të arrijnë marrëveshje, për shkak të diferencës së madhe në vlerësim mes dy klubeve.
Rrahmani pati një sezon shumë të mirë, duke realizuar 16 gola dhe 4 asistime në 49 paraqitje në të gjitha garat.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!