Holandezi Ten Hag më parë ishte në krye të skuadrës së dytë të Bayernit dhe, pas largimit të Niko Kovac të dielën, është lidhur me një rikthim në klubin e Bundesligës.
Kovac u largua nga Bayerni pasi kishte fituar ligën sezonin e kaluar si dhe DFB-Pokal, megjithëse një fillim i luhatshëm në këtë sezon vulosi fatin e tij.
“Bayern është një klub fantastik – u ndjeva vërtet rehat dhe me të vërtetë më pëlqeu të punoj atje. Ata janë akoma në zemrën time, por tani jam me Ajax”, tha ai.
“Unë nuk jam ëndërrimtar – përqendrohem te Ajax dhe kjo është e rëndësishme. Unë jetoj për sot, fokusi im i vetëm është te Ajax dhe loja e nesërme me Chelsea”, konfirmoi Ten Hag./Gazeta Sinjali/