Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj jave në Superligën e Kosovës në futboll.
Ferizaj do ta presë në shtëpi skuadrën e inkuadruar këtë sezon në Superligën e Kosovës, Vushtrria.
Tek kampi i Vushtrrisë sot pritet të debutoj edhe trajneri i ri italian, i cili iu është bashkuar së fundi skuadrës.
Ferizaj vjen në këtë takim pas dy humbjeve të pësuara ndeshjet e kaluara, njëjtë është edhe skuadra e Vushtrrisë e cila ndeshjen e kaluar ka pësuar humbje nga Gjilani.
Ndeshja tjetër zhvillohet në Prishtinë, ku skuadra e Flamurtarit e pret skuadrën e Dukagjinit./Gazeta Sinjali/