image Trajneri i Zvicrës zemërohet nga deklaratat e Xhakës: Do të diskutoj privatisht me të

Futboll

Trajneri i Zvicrës zemërohet nga deklaratat e Xhakës: Do të diskutoj privatisht me të

news image

Kosova ka arritur një barazim të madh ndaj Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, barazim ky i cili e mban ende shpresën e dardanëve për kualifikim.

Ndeshja e zhvilluar mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 2:2, teksa pas saj u deklarua edhe Granit Xhaka i cili shpreh shumë i pakënaqur me lojën dhe stërvitjen e skuadrës javën e fundit.

“Një ndeshje jo e mirë. E dyta herë që po pranojmë gol në minutat shtesë. Jo një lojë shumë e mirë nga Zvicra. Ishte natë e vështirë. Emocione sa të duash. Nuk ka qenë një lojë me shumë tempo, me duele. Nuk mundëm me dhanë maksimumin. Koncentrimi nuk ka qenë shumë i lartë. Ndihem shumë krenar me qenë këtu. Tifozët na kanë pritur shumë mirë. Kosova mos ta këqyr shumë tabelën, besoj se ka më shumë kualitet sesa tregon tabela”, tha Xhaka.

Me deklaratat e tij, ai indirekt sulmoi trajnerin Murat Yakin, i cili u zemëru me to, e për të cilat pati edhe një koment.

“U stërvitëm si zakonisht, gjithçka ishte nën kontroll. Sigurisht që nuk mundëm të zbatonim gjithçka që kishim planifikuar. Por aty ka edhe një kundërshtar. Nuk mund të supozojmë se thjesht do të marshojmë përmes këtij grupi”, tha fillimisht Yakin.

Teksa aspak i lumtur për fjalët e Xhakës ai tha se “do të diskutoj privatisht me Granitin se cila është ideja pas deklaratave të tij”.

/GazetaSinjaliSport/