Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt, ka lavdëruar djaloshin nga Kosova, Milot Rashicën, që po shkëlqen në Gjermani.
Ai para ndeshjes së radhës në ligën gjermane, ka lavdëruar Rashicën duke thënë se është në formë të lartë dhe se si trajner nuk ke nevojë asnjëherë ta mendosh zëvendësimin e tij.
Kohfeldt, po ashtu ka lavdëruar Rashicën edhe në mbrojtje duke ndihmuar shokët e skuadrës.
“Ai tani është afër që të jetë në 100 për qind të formës, dhe mund ta fusë në lojë të dielën duke mos menduar se kur më duhet ta nxjerr. Ai gjithashtu po përmirësohet në mbrojtje dhe është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ekipin tonë”, ka thënë Kohfeldt.
Rashica pritet të jetë startues për Kosovën në dy ndeshjet vendimtare për vendin tonë kundër Çekisë dhe Anglisë./Gazeta Sinjali/