Flamurtari ka shënuar fitore të rëndësishme sot në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ata mposhtën 2:0 Vushtrrinë me golat e Bashkim Shalës dhe Arbnor Zeqirit.
Pas takimit, trajneri i Vushtrrisë, Fitim Llapashtica tha se lojtarët janë të rinj dhe po bëjnë gabime fillestare.
“Provuam në pjesën e dytë por nuk mundëm dhe e humbëm ndeshjen. Lojtarët janë të rinj dhe janë duke u rritur, këto janë gabime fillestare por e vendosin ndeshjen” – tha Llapashtica.
Vushtrria gjendet në pozitën e parafundit në tabelë, me pak gjasa për të mbijetuar./Gazeta Sinjali/