image Trajneri i ri i Arsenalit tregon nëse do t'i kthehet shiriti i kapitenit Granit Xhakës

Futboll

Sport/ Trajneri i ri i Arsenalit tregon nëse do t’i kthehet shiriti i kapitenit Granit Xhakës

news image

Trajneri i përkohshëm i skuadrës së Arsenalit, Freddie Ljungberg, ka treguar se a do ta ndryshojë shiritin e kapitenit para ndeshjes me Norwichin.

Ljungberg ka thënë se njëherë nuk do të bëjë ndryshime të mëdha, pasi që do të fokusohet në mënyrën se si luajnë, transmeton Gazeta Sinjali.

Nuk do të përpiqem të bëj ndryshime të mëdha masive, do t’i mbaj ato gjëra siç janë. Kishte kaq shumë në media, aq shumë në diskutime, por duhet të mbetet tani. Duhet të përqendrohem në mënyrën se si luajmë dhe çfarë mund të bëjmë në fushë”, citohet të ketë thënë ai para mediave.

Pra, me shumë gjasë, Granit Xhakës nuk do t’i kthehet shiriti si kapiten i Arsenalit./Gazeta Sinjali/