Superliga e Kosovës në futboll është pezulluar deri në një afat të pacaktuar për shkak të koronavirusit.
Trajneri i njohur kosovar, Bekim Shotani beson se Superliga duhet të filloj nga fillimi nëse nuk nis me 1 qershor, transmeton Gazeta Sinjali.
Në komentet e bëra në Facebook, Shotani shtoi se në garat evropiane duhet të marrin pjesë skuadrat që morën pjesë sezonin e kaluar.
Ai beson se Ballkani nuk duhet ta marr titullin pa përfunduar kampionati.
“Jo, jo ky është paragjykim. Nëse nuk fillon kampionati deri me 1 qershor, fillon gjithçka prej fillimit” “Pjesëmarrje në garat evropiane, marrin pjesë ekipet e vitit të kaluar”, ka shkruar Shotani. Për momentin, garës për titull po i prin Ballkani, me një pik më shumë se vendi i dytë Drita./Gazeta Sinjali/