image Trajneri i Gjilanit, Mezani flet nga Qendra e Studentëve: Që 5 ditë jemi këtu

Futboll

Futboll/ Trajneri i Gjilanit, Mezani flet nga Qendra e Studentëve: Që 5 ditë jemi këtu

news image

Trajneri, Gentjan Mezani dhe gjashtë futbollistë të skuadrës së Gjilanit janë duke u mbajtur në karantinë tek Qendra e Studentëve.

Në një intervistë ekskluzive për Sinjalin Sportiv, Mezani ka thënë se gjendja është pak e vështirë pasi futbollistët nuk po mund të stërviten.

“Po janë 6 lojtarë dhe unë. Nuk e dimë kur do të na lirojnë. Sot ne bëjmë 5 ditë këtu dhe është pak e vështirë sidomos për lojtarët të cilët nuk e kanë mundësinë e stërvitjes’, u shprehë ai.

Tutje, Mezani shtoi se testet ende nuk janë bërë dhe po shpreson që së shpejti të ndodh diçka pozitive pasi sipas tij situata të tilla ndikojnë psikologjikisht.

‘Testet nuk na janë bërë akoma po presim diçka pozitive për ne, gjendja e tyre nuk është shumë e mirë sepse janë te rinj dhe normalisht nuk janë ndeshur me situata të tilla dhe psikologjikisht ka influencuar pak. Gjithsesi në ora 15:00  jemi ne pritje dhe shpresoj që shpejt të na lirojnë’, u shprehë Mezani.

Nga sot skuadrat kosovare kanë marrë lejen që të fillojnë stërvitjet dhe në muajin qershor vetëm se pritet fillimi i Superligës së Kosovës./Gazeta Sinjali/