image Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në konvikte

Arsim

Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në konvikte

news image

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës ka shpallur konkurs për pranimin e studentëve për banim  në  konvikte dhe  për ushqim  në mensë, transmeton Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e bërë nga Qendra e Studentëve në Facebook tregohet se konkursi do të jetë i hapur nga data 13.09.2021 deri me datën 19.09.2021.

“Studentët  të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine”, shkruhet në njoftim

Tutje QS-ja ka bërë të ditur se këtë vit do të pranohen rreth 4000 studentë.

“Të gjithë studentët e pranuar, gjatë vendosjes në konvikte duhet të dëshmojnë përmes kartelës së vaksinimit se janë të vaksinuar ndërsa studentët e pa vaksinuar duhet të kenë testin PCR për COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë dhe do të i’u kërkohet periodikisht ky test”, thuhet tutje në njoftim.

/Gazeta Sinjali/