Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka paralajmëruar se Granit Xhakën mund të mos e shohim kurrë më me fanellën e Arsenalit.
Këtë lajm e ka konfirmuar spanjolli në konferencën për media para ndeshjes me Leicester Cityn.
Emery tha se nuk e di nëse Xhaka do të luaj më për Arsenalin.
“Ne kemi nevojë për lojtar si Granit Xhaka. Por, nuk e di nëse ai do të luaj më ndonjëherë për Arsenalin”, ka thënë Emery.
Kujtojmë se Xhakës i është marrë shiriti kapitenit pas incidentit me tifozët e Arsenalit./Gazeta Sinjali/