image Trajneri i Argjentinës, Scaloni: Tifozët duhet ta shijojnë Messin

Futboll

Trajneri i Argjentinës, Scaloni: Tifozët duhet ta shijojnë Messin

news image

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka thënë se tifozët duhet të shijojnë Lionel Messin, sepse ai përfundimisht do të pensionohet.

Messi theksoi pas fitores kualifikuese të së premtes ndaj Venezuelës se ai mund të kërkojë kohë për karrierën e tij ndërkombëtare pas Kupës së Botës 2022, transmeton Gazeta Sinjali.

34-vjeçari tha se duhet të “rimendojë shumë gjëra” pas turneut në Katar dhe mund të zgjedhë të largohet nga ekipi kombëtar.

I pyetur në një konferencë për shtyp në lidhje me komentet e lojtarit të dielën, Scaloni pranoi se përfundimisht do të vijë dita kur Messi të vendosë të pensionohet.

“Pas luajtur në një Botëror, të gjithë bëjnë vlerësime. Nuk jam në mendjen e lojtarëve për të ditur se çfarë po mendojnë”, tha ai.

“Në çdo rast, ju duhet ta shijoni atë. Nuk duhet të mendoni për të ardhmen, të shijoni të tashmen e tyre spektakolare”, përfundoi tekniku argjentinas.

/GazetaSinjaliSporti/