image Trajneri i Maqedonisë jep dorëheqje: Evropiani moment që do ta mbaj në mend gjithë jetën

Futboll

Trajneri i Maqedonisë jep dorëheqje: Evropiani moment që do ta mbaj në mend gjithë jetën

news image

Maqedonia e Veriut pësoi një disfatë 3-0 në sfidën ndaj Holandës dhe ky rezultat ka qenë fatal për të ardhmen e trajnerit Igor Angelovski, i cili ka dhënë dorëheqjen si trajner i maqedonasve, përcjell Sinjali Sport.

“Pas turneut do të japim një vlerësim të përgjithshëm. Nuk duhet të jemi të dëshpëruar se është një paraqitje debutuese dhe dua të falënderoj të gjithë futbollistët për mundin e tyre. Nuk komentoj vendimet e arbitrave, vetëm dua të shtoj se si njeri dhe si trajner duhet vendosur një cak.

Kjo është konferenca ime e fundit, dua të falënderoj stafin teknik, futbollistët dhe Goran Pandev bashkë me të gjitha mediat që bashkëpunuan me ne dhe falënderoj familjen time për përkrahjen. Këto janë momente që do të mbahen mend gjithë jetën. Nuk i dalloj futbollistët dhe nuk dua të veçoj asnjërin prej tyre.

Marrëveshja ime përfundon këtu dhe është konferenca ime për shtyp e fundit. Kjo do të thotë se nuk do të jem më trajner i Maqedonisë së Veriut që prej 31 korrikut.

Ky është një moment që përcollëm shumë për futbollin vendas dhe ju falënderoj për 5 vitet e kaluara së bashku dhe është një shembull që duhet të përcillet nga të gjithë ne’’, përfundoi selektori i Maqedonisë së Veriut. /Gazeta Sinjali Sporti/