image Anglia triumfon ndaj Gjermanisë, kualifikohet në çerekfinale

Futboll

Anglia triumfon ndaj Gjermanisë, kualifikohet në çerekfinale

news image

Anglia dhe Gjermania u përballen në derbin apo klasiken e madhe të Evropianit, shkruan Sinjali Sport.

Përballja e shumë pritur filloi  në ora 18:00, në stadiumin fantastik “Wembley”.

Tre luanët fituan me rezultat të pastër 2-0, duke vazhduar të mos pranojë gol në këtë Evropian.

Harry Kane shënoi golin e parë personal të tij në këtë Evropian, ndërsa të dytin për Anglinë, nga një asistim i Jack Grealish.

Raheem Sterling ka shënuar golin e parë të këtij ballafaqimi, pas një asistimi të Luke Shaw.

Anglia kualifikohet në çerekfinale, derisa Gjermania kthehet në shtëpi, ku edhe do jetë tash pa Joachim Low, i cili zëvendësohet nga Hans Flick si selektor.

/Gazeta Sinjali Sporti/